Prishtinë – Këto ditë pritet të dilet nga karantina

PrishtinaCity

Prishtina pritet të dalë në ditët në vazhdim nga karantina. Kjo masë mundet t’i largohet nëse nuk do të ketë raste të reja me Covid-19, dhe pas miratimit të MSH-së.

Por edhe nëse Prishtina do të dalë nga karantina, masat e tjera mbesin në fuqi deri në vendinim tjetër.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane thotë se duhet hartuar plani për rimëkëmbjen ekonomike. Hyrjet e kryeqytetit janë të bllokuara nga policia. Këtu lejohen të hyjnë vetëm ata që kanë leje të veçantë qarkullimi të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Por 26 patrullat policore që po monitorojnë hyrjet e daljet nga Prishtina pritet që deri të shtunën të largohen. Kjo pasi që kryeqyteti pritet që të dal nga karantina për shkak të rënies së numrit të të infektuarve me virusin korona.

Këtë e konfirmon edhe nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi. Por, pavarësisht kësaj masat tjera të kufizimit të lëvizjes të ndërmarra nga qeveria e Kosovës pritet që të mbesin në fuqi.

E pasojën e karantinimit të kryeqytetit më së shumti e kanë përjetuar bizneset e ndryshme në Prishtinë. Për këtë arsye, largimin nga karantina po e cilëson si lajm mjaft të mire drejtori ekzekutiv i Odes Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Zeka thotë se duhet hartuar një plan për rimëkëmbjen e ekonomisë në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, cila do që të jetë ajo. Përndryshe qeveria e Kosovës ka miratuar pakon emergjente fiskale për ti ndihmuar bizneset nga pasojat e pandemisë COVID 19. //KosovoInsights