Prishtinë – Stacioni i Autobusëve fillon punën

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ka filluar punën me masa të rrepta kujdesi, duke iu ofruar shërbime operatorëve transportues të Kosovës. Me fillimin e fazës së dytë nga Qeveria e Kosovës disa nga linjat ndërurbane janë vënë në qarkullim.

Në njoftimin e kësaj ndërmarrjeje publike thuhej:

Sot filloi puna në Stacionin e Autobusëve, janë bërë të gjitha përgatitjet duke u bazuar në rekomandimet e dhëna, jemi në përkushtim për shërbim cilësor ndaj të gjithë transportuesve dhe bashkëpunëtorëve

KosovoInsights raporton se vetëm linjat: Prishtinë – Prizren, Prishtinë – Rahovec, Prishtinë – Malishevë, Prishtinë – Lipjan dhe Prishtinë – Gjakovë janë duke operuar.