Prizren – Vritet me thikë një 23-vjeçar

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e therjes me thikë. Ngjarja tragjike ka ndodhur sot në Prizren rreth orës 13:30 në rrugën e re të transitit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Viktima është e datëlindjes 1997. Zëdhënësi i Policisë, Shaban Osmanollaj, tha se viktima ishte duke lëvizur me motoçikletë së bashku me një person tjetër. “Në lëvizje motori i viktimës është goditur nga një veturë e tipit GOLF 3 ngjyrë e bardhë”, tha Osmanollaj.

Ndërsa nga vetura kanë dalë të dyshimtit dhe me thikë e kanë goditur viktimën në pjesën e gjoksit, ka njoftuar Osmanollaj Sipas tij, viktima ka vdekur në Spitalin e Prizrenit rreth orës 15:30.

Pas këtyre veprimeve të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, të cilët i ka arrestuar më vonë Policia, dhe me urdhër të Prokurorisë po bastisen shtëpitë e të dyshuarve. Të arrestuar janë dy persona njëri i lindur më 1994 dhe tjetri 1988 nga lagjja Kurillë e Prizrenit. Sipas zëdhënësit nuk dihen motivet e vrasjes. //KosovoInsights