Profesori i UP-së: Kosovës i janë vjedhur 2 milionë euro derisa kryeministri i Qeverisë së kontrabanduar Hoti shikon si “hut”

Derisa kishte dalur në Gërmi për të marrë ajër të freskët, Profesorin e Universitetit të Prishtinës Ardian Gola, e ka dënuar policia për mosmbajtje të maskës, të cilën thotë se nuk do ta paguajë, pasi dhe kryeministri Hoti ka dalë në Gërmi pa maskë, shkruan “Kosovo Insights”.

“Ai dil në Germi pa maskë nëpër kohë të frekuentueshme vetë i treti ose i katerti ndërkohë që unë duke ecur i vetëm me bartë maskë e me ia vështiresu vetit frymemarrjen, le ta harrojë! Ndërkohë, njerëzia duke pirë kafe anash nëper lokale as një metër larg njëri-tjetrit”, ka shkruar Gola në Facebook.

I revoltuar nga kjo situatë, Gola ka goditur Kryeministrin Hoti duke e quajtur edhe hut të Qeverisë së kontrabanduar.

Postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

Dhuna e te dobetit eshte tregues i padrejtesise se te fortit. Nese padrejtesia trashet permes ligjit dhe politika nuk e lufton ate, ashtu sikurse eshte duke ndodh ne Kosove, dhuna nga qytetaret e rendomte do te duhej te shfaqej natyrshem si shenje e normalitetit. Fakti qe ketu kemi trashje sistematike te padrejtesise dhe pakesim gjithnje e me te madh te revoltes qytetare, eshte shenje e paster e abnormalitetit.
Merreni vec si shembull aplikimin retroaktiv te nje rregulloreje te BQK qe me i penalizu retroaktivisht me norma te reja te gjitha rastet e vjetra te mos sigurimit te veturave. Cka s’po perflitet?! Keto po behen me i mbulu borxhet e kompanive te falimentuara. Po perflitet po ashtu se BQK eshte duke toleru operim te kompanive te sigurimit me borxhe. Falimentimi i tyre te ne ardhmen, prape i faturohet qytetareve te rendomte.
Vidhen 2 milion eur si me e hanger nje sakuz.
E Kryeministri Hoti, Huti kryesor i kesaj qeverie te kontrabanduar, shikon si hut duke na rrjepe e mjele bandat, te cilat operojne nen masken institucionale. Deri kur bre?!//Kosovo Insights