Prokuroria: Është mbyllur rasti ndaj Shkëlzen Gashit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, bën të ditur se është mbyllur rasti për Shkëlzen Gashin, këshilltarin e kryeministrit në detyrë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se ka pranuar një raport njoftues nga Policia e Kosovës-DHKR (Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda), lidhur me një postim në rrjetin social “facebook”, të publikuar nga Shkëlzen Gashi, këshilltar i Kryeministrit në detyrë, ku pas analizimit të këtij rasti, Prokurori i Shtetit konsideron se nuk kemi të bëjmë me elemente të veprës penale, prandaj, me autorizimin e prokurorit kompetent rasti është mbyllur”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. //KosovoInsights