Prokuroria ka hapur dosje për truprojat e Thaçit

Prokuroria e Prishtinës është duke e trajtuar rastin e arrestimit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje nga truprojat e Presidentit Hashim Thaci.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori special Besim Kelmandi pasi Zyra Ligjore e Kallxo ka dërguar informacione te Kryeprokurori i Shtetit në lidhje me arrestimin e protestuesit për një fjalë goje.

“Ju njoftojmë se kjo çështje është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore ne Prishtine”, ka thënë shkurt prokurori Besim Kelmendi.

Dy ditë më parë njëri nga pak protestuesit e mbledhur në shesh, shprehi pakënaqësinë e tij kundër votimit të Qeverisë Hoti, duke thirrur “hajn, hajn”.

Pas këtyre fjalëve, nga prapa i ishin sulur dy truprojat e Presidentit Hashim Thaçi të cilët e kishin identifikuar se nga po vinte zëri dhe i ishin sulur pas protestuesit.

Pasi e kishin e kishin ndaluar e dhunuar, truprojat e arrestojnë atë për një fjalë goje dhe e dorëzojnë te zyrtaret policorë. //KosovoInsights

VIDEO – Momenti kur kidnapua dhe u dhunua aktivisti