Prokuroria Speciale: Ekspertët zviceranë do të hartojnë edhe një raport shtesë për rastin “Dehari”

Ekspertët e Qendrës Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore të Lozanës, të cilët kanë përpiluar ekspertizën ligjore për rastin “Dehari”, do të hartojnë edhe një raport shtesë lidhur me të gjeturat e grumbulluara përgjatë ekzaminimeve, kështu thuhet në njoftimin e Prokurorisë drejtuar mediave.

“Gjatë këtyre dy ditëve, ekspertët e institutit të Lozanës kanë marrë pjesë në procedurën hetimore të këtij rasti, i cili është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale.

Pas marrjes së informatave më të hollësishme dhe ekzaminimeve të bëra, ekspertët e këtij instituti do hartojnë një raport shtesë lidhur me të gjeturat e grumbulluara përgjatë këtyre ekzaminimeve, ku raportin në fjalë do t’ia dërgojnë Prokurorisë Speciale të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se ​gjatë dy ditëve, 22.10.2020 dhe 23.10.2020, në Kosovë kanë qëndruar ekspertët e Qendrës Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore të Lozanës, të cilët kanë përpiluar ekspertizën ligjore për rastin “Dehari”.

Gjatë këtyre dy ditëve, ekspertët e institutit të Lozanës kanë marrë pjesë në procedurën hetimore të këtij rasti, i cili është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale.

Pas marrjes së informatave më të hollësishme dhe ekzaminimeve të bëra, ekspertët e këtij instituti do hartojnë një raport shtesë lidhur me të gjeturat e grumbulluara përgjatë këtyre ekzaminimeve, ku raportin në fjalë do t’ia dërgojnë Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Prokuroria Speciale siguron familjen Dehari dhe opinionin publik se në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore do të zhvilloj hetime të pavarura dhe profesionale deri në ndriçimin e plotë të këtij rasti.//KosovoInsights