PSD me aksion simbolik

Përmes një aksioni simbolik Partia Socialdemokrate kërkoj dorëheqjen e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Svecla.

Zgjim Hyseni anëtari i kryesisë së PSD-së, tha që përmes këtij aksioni po e vendosim qeverinë në karantinë.

Gjithashtu i njejti adresoi edhe kritika për keqmenaxhimin e karantinës.

Në hyrjen kryesore të objektit të qeverisë u vendosën letra me mbishkrimin, “Ruaj distancën nga objekti-Qeveria në karantinë.

Foto nga aksioni i PSD-së: