Pse s’ka simbole të Kosovës në Gjykatën Speciale?

Pavarësisht se gjykatësi i Speciales Nicolas Guillou e ka pyetur disa herë nëse pafajësia e Thaçit po deklarohet për të gjitha akuzat e parashtruara gjatë seancës, ish-presidenti e ka ripërsëritur deklaratën e njejtë se aktakuzat janë të paqendrueshme, shkruan “Kosovo Insights”.

“Akuzat krejt të paqëndrueshme. Deklarohem për të gjitha pikat e aktakuzës si i pafajshëm” ka deklaruar Thaçi.

Derisa, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, David Hooper e ka ngritur çështjen e mungesës së simboleve të Kosovës në Gjykatën Speciale.

“Jo vetëm që është njollë për Kosovën dhe Kosovarët. Gjykatë e Kosovës, por nuk ka asgjë nga Kosova. Nuk ka asnjë emblemë të Kosovës. Ndoshta mund t’i kushtohet vëmendja kësaj. Nëse është Gjykatë e Kosovës, mund të kishim këtu shqiponjen e zezë me të kuqe”, ka potencuar avokati David Hooper.//Kosovo Insights