Publikohen numrat në fletëvotim të kandidatëve për kryetar të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut

Për kandidatët dhe subjektet politike të renditura në fletvotimet për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Podujevës që do të mbahen më 29 nëntor, Komisioni Qendror Zgjedhor, ka tërhequr shortin, transmeton “Kosovo Insights”.

Kandidati i Vetëvendosjes në Mitrovicën e Veriut, Erden Atiq do të ketë numrin 121, Dusan Milunovic kandidat i pavarur do të ketë numrin 122, Milan Radojevic nga Lista Serbe do të ketë numrin 123 dhe Florent Azemi nga PDK’ja do të ketë numrin 124.

Derisa në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës, më 20 shkurt 2020, Naim Fetahu nga PDK’ja do të ketë numrin 10, Nexhmi Rudari nga LDK’ja numrin 11 dhe Shpejtim Bulliqi nga VV’ja, numrin 12.//KosovoInsights