Ish-presidenti i vendit, të Ejten më anë të një letre ka dhënë dorëheqje, dhe ka njoftuar tri institucionet kryesore në vend. Ai ka njoftuar, Kuvendin e Kosovës, kryemnistrinë dhe Gjykatën Kushtetutese.
Përkatësisht ai me anë të një letre ka njoftuar Kryeministrin e Republikës, z.Hoti, Kryetaren e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani si dhe kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajzirin.
Nëpërmjet kësaj letre ai ka cekur se dorëheqjen po e bën për ta mbrojtur integritetin e institucineve të Kosovës, përkatësisht Presidencës.
Jam krenar për gjithë punën që kam bërë për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtmin e Kosovës. Jam i bindur që unë dhe bashkëluftëtarët tjerë do të dalim faqebardhë nga ky proces dhe do të konfirmohet lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në mestjrash në letrën e Thaçit drejtuar drejtuesve të institucioneve kryesore të vendit.
Kjo është letra e plotë: