Publiohen emrat që Biden pritet ti propozojë për këshilltarë të Administratës së tij

Presidenti i ri i SHBA-ve, Joe Biden, i ka gati propozimet për këshilltarë të Administratës Biden, sipas mediave ai synon të emërojë këshilltarin e tij prej një kohe të gjatë, Antony Blinken si sekretar të shtetit, derisa Jake Sullivan, një nga ish-ndihmësit më të ngushtë të Hillary Clinton, mund të emërohet këshilltar i sigurisë kombëtare i Biden dhe Linda Thomas-Greenfield do të emërohet për të shërbyer si ambasadore e Biden në Kombet e Bashkuara.

Klain, tha të dielën se presidenti i zgjedhur do të bënte njoftimet e tij fillestare të kabinetit të martën, por nuk ka treguar se cilat pozicione do të plotësoheshin së pari.

Ashtu sii Sullivan, i cili është 43 vjeç, edhe Blinken, 58 vjeç, shërbyen si këshilltarë të sigurimit kombëtar të Biden kur ai ishte nënkryetar, derisa Thomas-Greenfield, një oficere e shërbimit të jashtëm me karrierë, e cila shërbeu si ndihmës sekretare i shtetit për çështjet afrikane në administratën e Obamës, ishte pjesë e një spastrimi të zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit kur Trump mori detyrën. Ajo aktualisht është këshilltare e vjetër në “Albright Stonebridge Group” në Uashington.

Sekretari i Shtetit konsiderohet si një nga postet më prestigjioze të kabinetit dhe si diplomati i lartë i kombit, Blinken do të zhvillojë takime me udhëheqës të huaj në të gjithë globin.

Pozita e këshilltarit të sigurisë kombëtare të presidentit është një nga punët më të rëndësishme dhe të fuqishme në Shtëpinë e Bardhë, duke udhëhequr një staf prej dhjetëra ekspertësh të tërhequr nga agjencitë ushtarake, diplomatike dhe të inteligjencës së qeverisë që zhvillojnë politikën e jashtme dhe ushtarake të SHBA.

Ambasadori në Kombet e Bashkuara, një tjetër post i lartë i politikës së jashtme, shërben si kreu i delegacionit të vendit në OKB.

Blinken, Sullivan dhe Thomas-Greenfield nuk i kanë komentuar ende këto informacione.

Blinken është konsideruar si një nga kandidatët kryesorë për të drejtuar Departamentin e Shtetit. Pasi shërbeu si këshilltar i sigurimit kombëtar të nënkryetarit, ai u ngrit në zëvendës sekretarin e shtetit nën Presidentin Barack Obama.

Kur Biden ishte senator, Blinken shërbeu si drejtor i stafit të tij në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtme të Senatit para se të nisej për të punuar në fushatën presidenciale të “Biden 2008”. Blinken u diplomua në Harvard dhe nga Shkolla e Drejtësisë në Columbia.

“Gjëja e parë është që ne duhet të gërmojmë nga një deficit strategjik që na ka vendosur Presidenti Trump”, tha Blinken në një intervistë në korrik me Televizionin Bloomberg.

“Presidenti Trump ka ndihmuar Kinën të përparojë qëllimet e saj kryesore strategjike” shtoi ai.

Blinken tha se Biden do të “rritë mbrojtjen e demokracisë së Tajvanit duke ekspozuar përpjekjet e Pekinit për të ndërhyrë. Ironia është se Tajvani ka qenë një histori suksesi gjatë dekadave të fundit në lidhje me mënyrën se si SHBA dhe Kina e kanë trajtuar atë”.

Javën e kaluar, Biden u takua me ekspertë të mbrojtjes dhe inteligjencës, duke përfshirë Blinken dhe të tjerët që punuan për Obamën kur Biden ishte nënpresident, sepse administrata Trump e ka bllokuar atë që të marrë njoftimet e inteligjencës tradicionalisht të dhëna presidentit të zgjedhur.//Kosovo Insights