Edhe pse pandemi Qeveria e Kosovës blen 8 vetura në vlerë prej prej 1 milion e 80 mijë euro

Derisa shteti i Kosovës po përballet me pandeminë COVID 19, skandalet e Qeverisë së Kosovës, sa vijnë e shtohen, shkruan “Kosovo Insights”.

Mediat raportojnë se Qeveria, së fundmi ka blerë vetura BMW 7, që tejkalojnë vlerën e 130 mijë eurove.

Sipas burimeve, veturat në fjalë i takojnë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Me një kërkim në faqet e veturave, kuptojmë se një veturë BMW 7 e këtij modeli kushton nga 130 mijë euro deri në 157 mijë euro.//Kosovo Insights