Mediat serbe raportojnë se Qeveria e Serbisë do të mbajë një seancë tematike të veçantë kushtuar Kosovës, ku prezent pritet të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Seanca e posaçme do të fillojë në orën 13 në Pallatin e Serbisë.
Kujtojmë se ai do të marrë pjesë gjatë ditës përmes një video-lidhjeje edhe në panelin brenda Forumit të 5-të Rajonal të Liderëve të Rinj.
Tema e këtij paneli do të jetë “Lidhja në një kohë pandemie: Kërcënimet dhe Mundësitë”.//KosovoInsights