Qeveria Kurti obligon serbët e Veriut ta paguajnë rrymën

Nga dita e djeshme, 20 Maj 2020, serbët që banojnë në Kosovë janë të obliguar ta paguajnë energjinë elektrike. Kjo vjen pas votimit pozitiv të marrëveshjes për kyqje mes Operatorëve të Sistemeve të Transmisionit të Evropës (ENTSO-E) dhe Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës (KOSTT). Nga kjo marrëveshje KOSTT-i është e barabartë me Operatorët e tjerë të Evropës.

Tanimë, Republika e Kosovës do të jetë e pavarur energjitikisht prej Republikës së Serbisë.

Kjo marrëveshje e re do të mundësojë operimin si një bllok i vetëm energjetik midis Kosovës dhe Shqipërisë. Interkonjeksioni, linja 400Kv midis nesh do të funksionalizohet. Për ndërtimin e saj ndihmoi e investoi mbi 75 milionë euro Qeveria Gjermane nëpërmjet KfW. Por prej më shumë se 6 vitesh kjo linjë nuk mund të funksionalizohej.

thotë Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Arritja e kësaj marrëveshje i garanton KOSTT-it të drejta të barabarta me operatorët e tjerë energjik dhe gjithashtu i mundëson operimin e plotë në të gjithë vendin.

Gjithashtu, Ministrja Hajdari ka falenderuar vendet mike për arritjen e kësaj marrëveshje dhe ka përgëzuar KOSTT-in për këtë arritje.

“Me këtë rast falënderojmë Gjermaninë me partnerët, SHBA dhe vendet tjera mike. Njëherit përgëzojmë KOSTT për këtë arritje të jashtëzakonshme!”

Dihet se dy dekadat e fundit, serbët që jetojnë në veri të Kosovës, nuk kanë paguar energjinë elektrike. Shpenzimi i energjisë elektrike nga ana e qytetarëve me përkatësi etnike serbe, i ishte faturuar qytetarëve që banojnë viseve tjera të Republikës së Kosovës, përkatësisht, qytetarëve shqiptarë.

Avazi i pagesës së energjisë elektrike nga ana e shqiptarëve edhe pse shpenzuar nga serbët do të marrë fund dhe për këtë kryeministri në detyrë Albin Kurti është deklaruar se Serbët e Veriut nga tani do të paguajnë energjinë elektrike.

Humbjet nga pagesa e energjisë elektrike për Komunat në veri të vendit, sipas shënimeve zyrtare kishin arritur vlerën prej rreth 8 milionë eurosh çdo vit. Qeveria e kaluar e udhëhequr nga Haradinaj, kishte ndarë 1 milionë euro për rrymën e shpenzuar në veri të vendit. //Kosovo Insights