[the_ad_group id="1455"]

Qeveria obligon qytetarët të bartin maska në publik

Qeveria e Avdullah Hotit ka vendosur që të bëjë të obligueshme mbajtjen e maskave nga të gjithë qytetarët jashtë shtëpive të tyre.

Vendimi është marrë sot, në mbledhjen e 13-të të Qeverisë.

“Vendimi i parë i miratuar në mbledhjen e sotme për ndërmarrjen e masave, me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe kontrollit të infeksionit COVID-19 është për obligimin e të gjithë banorëve të Republikës së Kosovës që të bartin maskat për fytyrë në të gjitha aktivitetet jashtë shtëpive/banesave të tyre, si dhe të mbajnë distancë fizike prej 2m në ambiente të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre. Vendimi obligon gjithashtu që të gjitha institucionet publike dhe private të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme, në hyrje të objektit, të cilat mund të shfrytëzohen nga punëtorët e institucioneve dhe vizitorët”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Po ashtu, listës së qyteteve që futen në karantinë nga ora 21:00 deri në orën 5:00 u janë shtuar edhe Mitrovica e Jugut, Gjilani, Fushë-Kosova dhe Shtërpca. //KosovoInsights

[the_ad id="6886"]