Qytetarët e Podujevës aksion në mbështetje të deputetës Saranda Bogujevci

Pas përplasjeve Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku u karakterizua me debate mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, në qytetin e Podujevë është zhvilluar një aktivitet në mbështetje të deputetes Saranda Bogujevci.

Emrin e saj, disa pesona e kanë shkruar në shenjë mbështetje në qytetin e saj, pasi që sot në seancën e Kuvendit, i është përmendur familja e Bogujevcit, ku më pas eskaloi edhe debati.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, është përplasur sot në Kuvend të Kosovës me shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Bogujevci ka thënë se nuk qëndrojnë deklaratat që ka thënë kryeministri Avdullah Hoti në seancë për të pagjeturit.

“Në fakt po e vazhdoj atë çka deshti me thënë Mimoza, në planin për zbatimin e marrëveshjes dallon ajo çka ti the që ka të bëjë me të zhvendosurit karshi asaj që ka të bëjë me dokumentin e juaj, tjetra… nuk qëndron çka tha kryeministri në këtë foltore”, ka thënë Bogujevci.

Pas kësaj deklarate ka reaguar shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Deputetja e LVV-së i ka kërkuar Gashit që të mos ia përmendin familjen.

“Për çka mem ardhë marre, mos ma përmend ti mu familjen se ti s’ke të drejtë, rri qaty ulu”, ka thënë ajo.

Pas kësaj deklarate ka pasur përplasje fizike në mes të deputetëve të LVV-së dhe LDK-së.//Kosovo Insights