Qytetarët me peticion kundër Baton Haxhiut

Jehonë e madhe i është dhënë deklaratave skandaloze të Baton Haxhiut, teksa kishte thënë se krimet e Serbisë duhet të amnistohen. Realisht pas 20 vitesh s’kanë as pse me u dënu ishte shprehur gazetari Haxhiu teksa i ishte referuar krimeve të Serbisë.

Pas këtyre deklaratave, qytetarët kanë bërë një peticion online kundër Baton Haxhiut, të cilit i kanë kërkuar që të tërhiqet nga këto deklarime dhe të kërkoj falje.  Në peticion është kërkuar edhe nga Mediat që të mos i jepet hapësirë këtij gazetari deri në kërkimfalje.

“Baton Haxhiu të kërkoj falje të gjithë viktimave të luftës dhe qytetarëve të Kosovës! Kërkesë Mediave dhe gazetarëve në Kosovë që  mos të lejohet hapsirë televizive apo shkrimeve të Baton Haxhiut, deri në kërkim falje!” janë kërkesat e peticionit transmeton KosovoInsights.

Ndër të tjera në peticion është kërkuar edhe nga Presidenti i vendit që t’i tërhiqet dekorata presidenciale.

“Po ashtu, kërkojmë tërheqjen e dekoratës presidenciale të dhënë nga Hashim Thaqi për Baton Haxhiun. Në emisionin drejtuar nga Berat Buzhalla T7, Baton Haxhiu flet për marrëveshjen Kosovë-Sërbi, në një ndër pikat që ai përmend  është AMNESTI për të dy vendet, po citoj fjalinë e tij “se pas 20 viteve skanë çka denohen njerezit“ Batoni sot ka vrarë për së dyti dhimbjen qe ende eshte plage e luftës në Kosovë,luftë e shumë dëshmorëve, familjeve e qytetarëve që ende presin drejtësi”

Në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 11 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra, ndërsa dëshmorë kanë rënë 2 261 dëshmorë.

Nismëtare e këtij peticioni online ka qenë Flutura Zymi. Klikoni ketu per peticionin //KosovoInsights