Për mosrespektimin e masave ndaj COVID-19, Policia e Kosovës ka vazhduar të shqiptojë gjoba, transmeton “Kosova Insights”.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 922 gjoba, duke u thirrur në ligjin anti-Covid.
Derisa raportohet se kanë ndodhur 31 aksidente dhe janë shqiptuar 1004 tiketa në trafik.
Janë arrestuar 18 persona, gjashtë janë dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit, thuhet në raportin e Policisë.//Kosova Insights