Qytetarët tallen me figurat politike të LDK-së

Qytetarët kanë filluar të tallen me figurat e LDK-së. E gjitha ka filluar atëherë kur LDK kishte “tradhëtuar” partnerin e koalicionit Lëvizjen Vetëvendosje për tu bashkuar me partitë opozitare në mënyrë që ta rrëzojnë Qeverinë. Me datën 25 Mars 2020, nga Mocioni i thirrur prej LDK, nga 83 deputetë të parlamentit u votua për rrëzimin e Qeverisë në kohë pandemie.

Kjo ka bërë që qytetarët e vendit të ndihen të shqetësuar dhe të mllefosur nga situata politike e krijuar së fundmi.

Për faktin se lojërat politike të LDK-së nuk u pëlqyen aspak, sepse Qeveria në këtë kohë po përballej me pandeminë Covid-19, pakënaqësia qytetare u manifestua në forma të shumta. U protestua nga ballkonet, si shkak se nuk mund të dilej në rrugë. U thirrën peticione nga ana e qytetarëve të cilët kërkonin që të mbaheshin zgjedhje menjëherë pas pandemisë etj.

Mirëpo, zyrtarët e LDK-së në bashkëpunim me Presidentin dhe partitë opozitare po tentojnë që ta tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve të shprehur me 6 Tetor. Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, asaj po tentohet t’i vjedhet mandati qeverisës prej partive të tjera.

Dje, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe liderët e partive politike opozitare, i shkuan në takim presidentit. Ky i fundit u deklarua se është i gatshëm t’i jap mandatin qeverisës cilësdo parti që mund ta siguroj shumicën në Kuvend.

LDK është shprehur e gatshme të krijoj qeverinë e re, pa Lëvizjen Vetëvendosje! dhe ndër emrat më të përfolur për kryeministër është emri i ish- zv. Kryeministrit Avdullah Hoti. Megjithatë, kjo nuk ka kaluar pa u komentuar nga qytetarët. Ata kanë shprehur pakënaqësinë në rrjetet sociale nga mashtrimi i LDK-së, drejtuar qytetarëve dhe elektoratit të saj.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë foto të shumta në të cilat me sarkazëm përshkruhen veprimet e partisë më të vjetër në Kosovë. Kujtojmë se Avdullah Hoti në zgjedhjet e fundit kishte marrë diçka më shumë se 23 mijë vota, kurse, Kryeministri i tanishëm Albin Kurti ishte votuar nga plotë 188 mijë qytetarë. Pra, Kryeministri Kurti është njeriu më i votuar në Kosovë. //KosovoInsights