Radio Televizioni i Serbisë i’a uron ditëlindjen Hashim Thaçit !

Në faqen e internetit të RadioTelevizionit të Serbisë (RTS) për disa orë pati një njoftim në seksionin “Makina e kohës”, e cila festonte ditëlindjen e Presidentit të shtetit të rremë të Kosovës, Hashim Thaçi. – shkruan gazeta Serbe SrbijaDanas.

Hashim Thaçi, një ish-terrorist i UÇK-së përgjegjës për një numër krimesh në Kosovë, sot po e feston ditëlindjen, dhe dëshirave të mira i’u bashkua Shërbimi Publik, i cili paguhet nga të gjithë qytetarët e Serbisë. – shkruan në vazhdim gazeta SrbijaDanas.

Ky lajm ngjalli reagime të shumta tek publiku serb, ku nuk i kursyen sharjet dhe ofendimet drejt Presidentit Hashim Thaçi dhe shtetit të Kosovës.

Menjëherë pas reagimeve dhe ofendimeve të lexuesve lajmi u fshi nga bordi redakutes i portalit.

Bordi redaktues i RTS lëshoi arsyetimin se përmbajtja ishte ngarkuar automatikisht në portal dhe se “nuk kishte asnjë vërejtje për këtë seksion ndër vite, kështu që ky gabim nuk u vu re , deri sa reaguan lexuesit e portalit”. //KosovoInsights