Rama vizitë në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ditës së sotme do të qëndrojë në Kosovë ku pritet të takohet me të gjithë liderët, përveç liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Vizita e Ramës mësohet të jetë për shkak të publikimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit Special, kundër presidentit Thaci dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Aktualisht, Rama është në takim me kreun e Nismës, Fatmir Limajn dhe gjatë ditës pritet të rrjedhin takimet me të gjithë liderët e partive si dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Mësohet se në ora 17:00, takimi do të jetë me kreun e partisë më të madhe në vend, kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pastaj me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe i fundit do të jetë presidenti Thaçi, i cili poashtu ka paralajmruar që do t`u drejtohet mediave dhe qytetarëve për të parën herë pas publikimit të aktakuzës.

Ajo çka bjen në sy është injorimi që ia bën kreu i shtetit shqiptar kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, duke mos lënë takim me të pasi që për të, muaj më parë, ka deponuar një aktakuzë për shpifje.