Raporti i fundit i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, janë kryer 2564 teste dhe 946 raste të reja të Covid -19, transmeton “Kosovo Insights”.

Kanë ndërruar jetë 33 pacientë, nëntë pacientë nga Shkupi (62, 62, 63, 67, 79, 66, 74, 81 dhe 68 vjeç), një nga Kumanova (70), një nga Shtipi (89), gjashtë pacientë nga Prilepi (43, 78, 70, 82, 60 dhe 85), një nga Tetova (72), katër nga Struga (60, 71, 65 dhe 79), një nga Velesi (71), një nga Manastiri (55), një nga Gostivari (76) , një nga Gjevgjelia (53), një nga Strumica (73), një nga Kriva Pallanka (62), një nga Probishtipi (70), dy nga Berova (88 dhe 63), një nga Kratova (71) dhe një pacientë nga Kërçova (67). Prej këtyre njëri ka ndërruar jetë jashtë spitalit të tjerët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 789 pacientë të rikuperuar.

Deri më tani,në vend janë kryer gjithsej 337.862 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 63890, numri i pacientëve të rikuperuar është 40977, numri i vdekjeve është 1825 dhe numri i rasteve aktive është 21088.//Kosovo Insights