Rastet me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, janë kryer 3315 teste dhe 1295 raste të reja të Covid -19, transmeton “Kosovo Insights”.
Kanë ndërruar jetë 26 pacientë, gjashtë pacientë nga Shkupi (88, 80, 60, 63, 69 dhe 74 vjeç), një nga Kumanova (86), një nga Shtipi (76), pesë pacientë nga Prilepi (48, 61, 73, 36 dhe 74), dy nga Tetova (76 dhe 77), një pacientë nga Struga (86), gjashtë pacientë nga Manastiri (81, 76, 74, 71, 88 dhe 82), një nga Ohri (72), dy nga Kavadari (77 dhe 77) dhe një pacientë nga Sveti Nikolë (62).
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 283,085 teste Covid -19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 43835, numri i pacientëve të rikuperuar është 25782, numri i vdekjeve është 1238 dhe numri i rasteve aktive është 16815.//Kosovo Insights