Donald Trump Jr, djali i Presidentit të SHBA, ka bërë thirrje kundër kandidatit për asamble në New York, Marko Kepi.
Kundërshtimi i djalit të Trump vjen pasi që ky i fundit kërkoi shkarkimin e të dërguarit special për Dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Trump Jr e ka dal haptas kundër republikanit Marko Kepi.
“Unë kam thënë që kundërshtari kryesor “republikan” i Mike sapo bëri thirrje që presidenti të pushojë nga puna Ric Grenell. Thirrjet e tilla Partia Republikane në New York nuk duhet miratuar pper gare”, ka shkruar Trump Jr.
I’m told that Mike’s “republican” primary opponent just called for the president to fire Ric Grenell. Sounds like @NewYorkGOP made the right call endorsing Mike in this race. https://t.co/xO4BrLGzHR
— Donald Trump Jr. (@DonaldJTrumpJr) April 23, 2020
Kepi, përmes një njoftimi të mërkurën, iu bashkua Lidhjes Qytetare Shqiptare në kërkesën për shkarkimin e Grenellit. Kepi kishte thënë se lëvizjet e Grenellit “mund ta çojnë në destabilitet Kosovën dhe rajonin”.
Më 21 prill, Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane kërkoi shkarkimin e Grenellit duke thënë se qasja është e gabuar dhe e destinuar për të dështuar. //KosovoInsights