Reagon SKV – Zv.Ministri i Arsimit me mesatare 6.81

Lëvizja Studentore për Barazi “Studim Kritikë Veprim” ka reaguar sot pas njoftimit se zëvendës ministër i Arsimit do jetë Driton Bardheci.

SKV e ka quajtur goditje tepër të rëndë për arsimin në Kosovë, përzgjedhjen e Ramë Likajt si Ministër i Arsimit dhe Driton Bardhecit si zëvendës i tij.

“Sot, u njoftuam se Driton Bardheci është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Kjo është një goditje tjetër e rëndë për arsimin në Kosovë pas emërimit të plagjiatit Ramë Likaj si Ministër i Arsimit.” thuhet në njoftimin e SKV.

Kjo lëvizje studentore ka një mesatare mjaftë të dobët dhe nuk e ka përgatitjen e duher profesionale për t’iu dhënë një pozitë e tillë.

Kush është zv. Ministri i emëruar sot nga Kryeministri Avdullah Hoti?
Driton Bardheci, është student i cili ende nuk i ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës dhe si student nuk e ka përgatitjen profesionale për detyrën që i është besuar. Me notë mesatare 6.8, një student zevendësministër vetëm e degradon më shumë sistemin arsimor në Kosovë.”

“Këso goditje të rënda, të njëpasnjëshme, për arsimin filluan me vendimin e ish-ministres Hykmete Bajrami, për emërimin e profesorëve të kolegjeve private në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës (ndaj të cilit vendim edhe kemi protestuar).

Ndërsa pas znj. Hykmete Bajramit në krye të ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë erdhi Ramë Likaj i cili është akuzuar për plagjiaturë, pasiqë i njëjti për një periudhë të shkurtër kohore ka botuar një numër të madh të publikimeve shkencore të cilët nuk arsyetohen.” përfundon njoftimi i SKV-së.