Reagon Vetëvendosje: Lajçak tashmë e di qëndrimin e partisë së Kurtit për Asociacionin

Pas insistimit të emisarit të BE-së Miroslav Lajçak për t’ia mundësuar Serbisë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe apo siç njihet ndryshe nga qytetarët si “Zajdenica”, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, e cila deklaron se në takimin me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, nuk ka qenë temë Asociacioni.

Në takimin e Lajçakut me krerët e kësaj partie, nuk është përmendur Asociacioni i komunave serbe, kjo temë nuk u hodh në tavolinën e zyrës së Vetëvendosjes, sepse Lajçak, tashmë e di qëndrimin e partisë së Kurtit për Asociacionin, ka deklaruar zëdhënësi i LV-së, Përparim Kryeziu.

Në fakt, me të drejtë, kjo temë mund të konsiderohet e mbyllur vetëm për LV-në, duke qenë e vetmja që e ka kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe që nga fillimi – atëherë kur edhe është dashur të shprehet kundërshtimi.

Postimi i plotë i zëdhenësit të VV’së:

Në takimin me z. Lajcak është diskutuar për procesin e dialogut në vete. Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk ka mundur të jetë temë e këtij takimi pasi z. Lajcak është shumë i vetëdijshëm për qëndrimet dhe vlerësimet e LV-së në lidhje me të. Prandaj edhe nuk është paraqitur nevoja për riaktualizim të kësaj teme në takim me ne. Të njejtën konsideratë me gjasë nuk mund ta këtë pasur në takimet e tjera, veçanërisht me ata të cilët e kanë negociuar e përkahur si marrëveshjen e 2013- ës poashtu edhe atë të 2015-ës

Në fakt, me të drejtë, kjo temë mund të konsiderohet e mbyllur vetëm për LV-në, duke qenë e vetmja që e ka kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe që nga fillimi – atëherë kur edhe është dashur të shprehet kundërshtimi.

Kurse pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit 2015, që e ka bërë praktikisht e përmbajtësisht projekt të pamundur në Republikën e Kosovës, kjo temë duhet të jetë e mbyllur edhe për gjithkë tjetër.//KosovoInsights