Rehatohet edhe Halil Matoshi- Kjo është pozita e tij në Qeverinë Hoti

Përmes një komunikate, MKRS njoftoi se ministrja Vlora Dumoshi ka pritur sot dy zëvendësministrat në këtë Ministri, Arbër Grabovci dhe Halil Matoshi, që të dytë ish-gazetarë, të cilët kanë pranuar detyrën e re.

Ministrja Dumoshi me zëvendësministrat Grabovci e Matoshi diskutoi për detyrat e përbashkëta, për planet dhe programin që pritet të realizojë MKRS-ja gjatë këtij viti si dhe për synimet që janë gjatë mandatit qeverisës, në plotësimin e objektivave për këtë fazë.

Dumoshi i informoi dy zëvendësministrat për prioritetet dhe sfidat që ka MKRS-ja në fushat e kulturës, rinisë, sportit, trashëgimisë dhe atë të drejtës dhe mbrojtjes së krijimtarisë e të autorëve.

Ajo tha se pret një bashkëpunim dhe bashkërendim të punëve në kuadër të udhëheqjes së MKRS-së.

Zëvendësministrat Grabovci e Matoshi e falënderuan ministren Dumoshi për pritjen.

Ata shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe theksuan se do të angazhohen në përmbushjen e objektivave që ka ministria. //KosovoInsights