Rexhaj – Simiqit: Serbët kanë kryer krime, i keni vrarë 1 mijë fëmijë, keni masakruar e keni kryer gjenocid

Deputetët e Listës Serbe nuk i konsiderojë kolegë por vetëm si deputetë që përfaqësojnë Serbinë me të njëjtën bindje si në kohën e regjimit të Millosheviqit, ka deklaruar deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj.

Rexhaj ia përmendi  Simiqit krimet e serbëve në Kosovë, përfshirë edhe një rast familjar të tij, duke i thënë Serbët kanë kryer krime, i keni vrarë 1 mijë fëmijë, 20 mijë gra i keni dhunu, keni masakruar e keni kryer gjenocid. Po e marr një shembull po e përmend një familjar timin gjatë kohës së luftës në Kosovë, vrasje makabre.

“Serbët kanë kryer krime, i keni vrarë 1 mijë fëmijë, 20 mijë gra i keni dhunu, keni masakruar e keni kryer gjenocid. Po e marr një shembull po e përmend një familjar timin gjatë kohës së luftës në Kosovë, vrasje makabre. E keni lidhur, e keni ther si kafshë, e keni djeg të gjallë. Edhe në shumicën e vendbanimeve, krimet i kanë kryer edhe kojshitë ata serbtë që kanë ikur nga Kosova e që sillen në veri, ju po thoni që ne i kemi depërtuar, jo ata kanë ikur nga krimet që i kanë kryer e herë do kur do të japin përgjegjësi, keni bërë krime dhe në Ballkan çuditem ende se si keni fytyrë dilni…”, tha Rexhaj.

Simiq  deklaroj se Lista Serbe është pjesë e Kuvendit me 53 mijë votat që i ka marrë, teksa shton se “edhe nëse nuk do i kishim vendet e garantuara, ne këtu do ishim”. Ai ka shtuar se Lista kërkon që “të gjithë të dënohen pa marrë parasysh nacionalitetin”.

“Ky debat u organizua me qëllim të qartë politik, e për këto kemi dëgjuar shpesh me të dhëna të pasakta. S’është e ndershme që veriu të përmendet në këtë sallë me akuza të pabaza, madje nuk akuzohen të gjithë por vetëm serbët. Këtu kurrë nuk patë asgjë pozitive e që është keq. Por deri tash nuk reaguam sepse s’deshëm tregime të parëndësishme t’i bëjmë temë. Por tani pretendimet tuaja mund të dëmtojnë paqen në veri”, tha ai.//KosovoInsights