Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Podujevë: Po prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi

Nga të dhënat e votave të para të numruara, në Podujevë po udhëheq Shpejtim Bulliqi. Mbetet të shihet nëse do të kalojë në balotazh.

Në numërimi i deritanishëm i votave, po prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Ai ka epërsi të votave, megjithatë akoma nuk dihet nëse do të shkohet në balotazh.

Nëse vazhdon ky rezultat, atëherë LDK’ja, pa humb për herë në 20 vitet e fundit nuk po prin në komunën që konsiderohet bastion i saj.

Disa prej zyrtarëve të lartë të LVV’së tashmë e kanë shpallur fitoren në Podujevë.

Kandidati i LDK’së, Nexhmi Rudari ka thënë se është akoma herët të flitet për rezultatet.

Ndërkaq, Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka ka thënë se brenda dy orësh do të dihet rezultati preliminar.

Kushdo që sot fiton zgjedhjet në Podujevë, do ta udhëheqë komunën vetëm për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjet komunale në tërë Kosovën, pra në fund të vitit 2021.

 

Në konferencën për media, pasi janë mbyllur kutitë në Podujevë, kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka thënë se pritet që brenda dy orëve të dalin me rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Podujevë dhe në Mitrovicën Veriore.

“Duke marrë paraysh se nuk ka shumë vendvotime dhe kandidatë ka pak, ne presim që diku rreth orës 21 të dalim me rezultate preliminare”, ka thënë Daka.

Kryetarja e KQZ’së ka treguar se në Podujevë kanë votuar 40.51 për qind e votuesve, 7 për qind më pak se në zgjedhjet e vitit 2017. Ndërkaq në Mitrovicën e Veriut kanë dalë për të votuar 39.41 për qind e votuesve.

Ajo ka njoftuar se konferenca e radhës mbahet menjëherë sapo të merren rezultatet e para për dy komunat ku po mbahen zgjedhjet.

Instituti i njohur për matje të numrave në zgjedhje dhe parashikim, Gani Boni, ka bërë një sondazh të ditës së zgjedhjeve, ku e nxjerr fitues Shpejtim Bulliqin e Levizjës Vetëvendosje.

Sipas këtij institutit, VV-ja do fitojë rreth 52% të votave, LDK-ja me kandidatin, Nexhmi Rudari 41% dhe PDK me kandidatin, Naim Fetahu vetëm 7%.//Kosovo Insights