Richard Grenell ia uron “Ditën e Veteranëve” kriminelit të luftës

“Ditën e Veteranëve”, Ish-ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell ia ka uruar kriminelit të luftës, Bill Caley, transmeton “Kosovo Insights”.

Përmes një postimi në Twiter, Grenell si raportohet, ka rënë pre e një mashtrimi duke ia uruar Ditën e Veteranëve kriminelit të luftës, Bill Caley.

Sipas mediave, ishte korrespondenti i “The Nation”, Ken Klipperstein, ai që e ka futur në grackë Grenellin duke i kërkuar në një mesazh privat në Twitter që ai ta t’ia urojë këtë ditë të caktuar “gjyshit” të tij i cili në të vërtetë ishte Caley.

Kujtojmë se Bill Caley ishte dënuar për vrasjen e 22 njerëzve të paarmasotur në Masakrën e My Lai-t, në vitin 1968,
gjatë Luftës së Vietnamit.//KosovoInsights