Richard Grenell nuk e tha të vërtetën mbi marrëveshjen Kosovë-Serbi

Pas deklatatave të dikurshme të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, lidhur me marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, ai kishte thënë se “duhet të bëhemi gati për një marrëveshje të dhimbshme me Serbinë” duke aluduar në shkëmbimin territorial.

Këto thirrje kishin nisur në vitin 2017, pas një takimi mes presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Lëvizja Vetëvendosje pas këtyre deklaratave kishte organizuar protesta me thirrjen “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, duke qenë kështu protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë nga ky subjekt. – shkruan Kosovo Insights.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje kjo protestë kishte smprapsur Presidentin Thaçi dhe të tjerët nga ideja për shkëmbim territorial.

Por ideja për shkëmbim territorial nuk kishte vdekur. Ajo po qëndronte ende tashmë e shkruar në formë të marrëveshjes që nuk ishte bërë publike.

Para pak muajsh në media dhe rrjetet sociale po qarkullonte një draft i asaj marrëveshjeje sekrete të arritur mes përfaqësuesve të dy vendeve.

Ish-kryeministri Kurti në ditën kur u shkarkua nga partitë humbëse të zgjedhjeve kishte thënë se arsyeja e shkarkimit të tij ishte tendenca për arritjen e një marrëveshjeje sekrete mes Kosovës dhe Serbisë. Ai kishte thënë se ekziston një marrëveshje sekrete të cilën nuk e kishte parë por e cila ishte në dëm të Kosovës. – transmeton Kosovo Insights.

Gjatë ditës së sotme ambasadori amerikan Richard Grenell ka deklaruar se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ishte e njeriut të administratës së Trump, z. John Bolton.

Mirëpo, Richard Grenell, më 27.03.2020 në një emision televiziv kishte thënë se në praninë e tij asnjëhërë nuk është ngritur një çështje e tillë, raporton Kosovo Insights.

“Kurrë. Kurrë nuk është ngritur si çështje në praninë time dhe siç thashë, kjo nuk është diçka që e kam parë ose që është folur për të.” kishte thënë Grenell.

Vlen të theksohet se John Bolton nuk është pjesë e administratës Trump që nga 10.09.2019, gjë që dëshmon se Grenell që nga viti i kaluar apo edhe më herët kishte dëgjuar të flitej për marrëveshje të tillë, siç ishte shkëmbimi territorial i Kosovës.

Se cila është e vërteta mbi marrëveshjen Kosovë – Serbi pritet që shumë shpejt të mirret vesh, pasi që një delegacion nga Kosova i prirë nga presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti, do të nisen për në Washington për fillimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. //KosovoInsights

Kliko këtu për të lexuar më shumë për dialogun.