[the_ad_group id="1455"]

Rikthehen masat e kufizimit – “gjysmë-karantina” fillon nga SOT

Në takimin e mbajtur sot mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe krerëve të institucioneve shëndetësore është marrë vendimi që në katër komunat me numrin më të madh të të infektuarve me COVID-19 të ketë kufizim të lëvizjes.

“Është përgatitur një plan i veprimit që sot miratohet në Qeveri që specifikon në detaje se cilat veprime do të ndërmarrin veprimet shëndetësore. Në qytetet me numër të madh të të infektuarve si Prishtina, Prizreni, Ferizaj e Vushtrri do të kthehet masa e kufizimit të lëvizjes prej 21:00 deri në 5:00”, ka thënë Hoti.

Tutje ai ka shtuar se, “do të mbyllen të gjitha lokalet nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit. Gjatë kësaj kohe lejohet gastronomia vetëm në hapësira të hapura dhe ‘takeaway’”.

Kryeministri Hoti tha se në komunat Prishtinë, Ferizaj, Prizren e Vushtrri do të kufizojmë lëvizjen e lirë, duke filluar nga sonte prej orës 21 deri në orën 05. //KosovoInsights

[the_ad id="6886"]