Incident pas debatit në RTK avokati Tomë Gashi me Nol Nushin e PSD-së

Pas debatit në studion e RTK 1, dy nga pjesëmarrësit, Tomë Gashi dhe Nol Nushi, u përfshinë në një incident me njëri-tjetrin, pas akuzave të ndërsjellta që hodhën mes vete gjatë debatit.

Ngjarja ndodhi brenda në studio, pas mbylljes së siglës së emisionit të moderuar nga gazetari Ritvan Berisha, përcjell Kosovo Insights.

Tomë Gashi i tha përfaqësuesit të PSD-së, Nol Nushin, se ka qenë viktimë e dhunës seksuale në ambientet e VV-së, kur ishte ende pjesë e kësaj partie.

Pas këtyre deklaratave Nol Nushi e gjuajti me ujë avokatin Tomë Gashi.

Ka qenë gazetari Ritvan Berisha dhe analisti Milaim Zeka që kanë ndërhyrë për t’i ndarë gjatë incidentit Gashin dhe Nushin.

E gjithë ngjarja është incizuar nga përfaqësuesja tjetër e PSD-së, Teuta Rusta dhe pritet që ky videoincizim të publikohet së shpejti.//KosovoInsights