Rritet niveli i ujit në liqenet akumuluese

KRU “Prishtina” përmes një njoftimi për media ka thënë se niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 6.53 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 9.75 metra nën kuotën maksimale.

Sipas njoftimit nga java e kaluar, liqeni i Badovcit ka ngritje të nivelit prej 0.95 metra, ndërsa ngritje më e theksuar ka ndodhur në liqenin e Batllavës rreth 1.61 metra.