Rritet numri i rasteve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 3096 teste dhe janë shënuar 1064 raste të reja të Covid -19, transmeton “Kosovo Insights”.

Kanë ndërruar jetë 25 pacientë, tre pacientë nga Shkupi (62,82 dhe 75 vjeç), tre nga Tetova (46,77 dhe 83), dy nga Prilepi (71 dhe 79),një nga Krusheva (40), pesë pacientë nga Kumanova (34,49, 49, 66 dhe 62), katër pacientë nga Manastiri (71,72, 73 dhe 75), një pacientë nga Gostivari (65), një nga Kavadari (69), një nga Kriva Pallanka (75), një pacientë nga Strumica (70), një pacientë nga Vallandova (60), një pacientë nga Pehçeva (69) dhe një pacientë nga Sveti Nikolë (68). Prej këtyre , dy pacientë kanë ndërruar jetë jashtë spitalit,të tjerët kanë mdërruar jetë në spital.

Deri më tani,në vend janë kryer gjithsej 286,181 teste të Covid -19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 44898, numri i pacientëve të rikuperuar është 26289, numri i vdekjeve është 1263 dhe numri i rasteve aktive është 17346.//KosovoInsights