Salih Mustafës i vazhohet paraburgimi në Dhomat e Specializuara në Hagë edhe për dy muaj

Përmes një njoftimi zyrtar, gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka bërë të ditur se të arrestuarit të parë të Speciales, Salih Mustafës i është vazhduar paraburgimi në Dhomat e Specializuara në Hagë edhe për dy muaj.

Mustafa do të qëndrojë edhe dy muaj të tjerë në paraburgim.Sipas Guillou brenda kësaj periudhe do e shqyrtojë nëse arsyet e paraburgimit ende ekzistojnë dhe më pas do të merr një vendim për përfundim apo vazhdim të paraburgimit.

Kujtojmë se Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale. Ai ishte arrestuar më 24 shtator duke iu konfirmuar aktakuza për krime lufte.//Kosovo Insights