Schieb: Nëse Serbia e dëshiron anëtarsimin në BE, duhet ta zgjidhë çështjen me Kosovën

Ambasadori gjerman në Serbi Thomas Schieb, në një prononcim për media ka deklaruar se nëse Serbia e dëshiron anëtarsimin në BE, duhet ta zgjidhë çështjen me Kosovën, pasi imazhi i BE-së këtu nuk është aq pozitiv sa pritej, por BE po bën gjëra të mira për Serbinë, shkruan “Kosovo Insights”.

“Imazhi i BE-së këtu nuk është aq pozitiv sa pritej, por BE po bën gjëra të mira për Serbinë. BE mbështet Serbinë financiarisht përmes programeve të shumta, investimeve në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ju keni 27 shtete dhe ndonjëherë është një proces i komplikuar se si të bien dakord për të ndihmuar disa shtete, është bërë në parim, por BE po bën një punë të mirë, unë mendoj se ka një procedurë për të përmirësuar imazhin e BE-së në Serbi”, deklarojë Schieb.

Schieb, theksoi se Gjermania e mbështetë Serbinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

“Ne po përpiqemi të shpjegojmë këtu se çfarë përfaqëson Bashkimi Evropian. Serbia duhet të bëhet anëtare e Bashkimit. Gjithkush mund të përfitojë nga ajo që BE ka për të ofruar. “Ne duhet të punojmë për bashkëpunim konstruktiv”, shtoi Thomas Schieb.//Kosovo Insights