Selimi godet Hotin: Nëse Task Forca ishte vendim jokushtetues, pse se dërguat në Gjykatën Kushtetuese

“Dëshiroj të sqaroj para juve, lidhur me vendimin e Qeverisë që lidhet me ish Task Forcën. Çdo jurist besoj e ka të qartë, edhe student me qenë ende pa diplomu që vendimi i vitit 2010 është jo kushtetues. Shihni pikën e parë të këtij vendimi, i cili thotë që Qeveria i kërkon Prokurorisë të themeloj struktura të caktuara”, ka thënë Hoti.

 

Lidhur me deklarimin e kryeministrit Hoti, për Task- Forcën kundër Korrupsionit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka goditur Hotin, duke thënë se nëse ka qenë vendim jokushtetues, atëherë pse nuk e keni dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

“Tash logjikshëm vjen pyetja, nëse ka qenë vendim antikushtetues, pse nuk e keni dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Këtë pyetje do t’ua bëjmë, derisa të na jepni përgjigje dhe mendoj se heshtja nuk është përgjigje. Pse nuk keni reaguar më herët, kjo Task-Forcë është themeluar që nga 2010. Nuk jemi vetëm ne që po e kundërshtojmë zhbërjen e Task-Forcës, në veçanti janë edhe ambasadat e ShBA-ve, Gjermanisë etj. Nuk e di çka përfiton Kosova me mos pasjen e kësaj Task-Force, ose anasjelltas çka ka humbur Kosova nëse e ka pasur këtë Task-Forcë”, ka thënë Selimi.