Selimi: Jemi te varri i Astritit dhe Arbnorit, nuk ka ngjarje tjetër që do të mund ta mposhtë këtë ditë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, para nisjes për në Hagë, së bashku me deputetë tjerë ka bërë homazhe para varrit të Astrit Deharit me rastin e katër vjetorit të vdekjes së tij.

Selimi ka folur para mediave, duke potencuar se asnjë zhvillim tjetër nuk mposhtë rëndësinë e këtij përkujtimi.

Derisa për zhvillimet rreth Gjykatës Speciales, Selimi u shpreh se do të flasë nga Haga.

“Jemi te varri i Astritit dhe Arbnorit, nuk ka ngjarje tjetër që do të mund ta mposhtë këtë ditë. Mos ma merrni si refuzim po do të flas prej atje, besoj prej atje besoj më shkon zani më mirë. Nuk jam unë ai që e di”, ka thënë Selimi.

Selimi bëri publik lajmin se në orën 09:00 do të niset drejt Hagës.//KosovoInsights
.