Serbi – Shqiptarët vetëm dy ulëse në Kuvend, s’janë katër!

Gazetari shqiptar që raporton nga Beogradi, Idro Seferi ka bërë të ditur se shqiptarët deri më tani kanë siguruar vetëm dy ulse në Kuvendin e Serbisë, e jo katër siç është thënë deri më tani.

Seferi ka publikuar edhe të dhënat e Komisionit Qëndror Serb nga 91% të numrimeve.

“Të dhenat zyrtare te Komisionit Qendrot te Zgjedhjeve apo Centralna Izborna Komisija jane keto pasi keta i kane me te dhena te konfirmuara. Sapo fola dhe me drejtorit e organizates CESID qe ne baze te mostrave dhe jo votave te sakta thone qe shqiptaret kane 3 deputet, por RIK ka nxjerre deri me tani keto te dhena ku ne 91% jane dy deputet ende.

Sic me tha edhe CESID do befasoheshin per 4. Por, duhet thene edhe nje gje qe perderisa te mos certifikohen zgjedhjet per pakicat dhe ne perqindje te imta eshte e veshtire te flitet sakt!

Kete e keni pa pagese nga une si korrespondent i popullit” shkruan Seferi në njoftim.