SHBA – Vala e dytë e pandemisë ‘mund të jetë më e rëndë’

covid

Vala e dytë e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara mund të jetë edhe më shkatërruese, sepse ka të ngjarë të përkojë me fillimin e sezonit të gripit, thonë zyrtarët shëndetësorë në amerikë.

Robert Redfield, drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i shfrytëzojnë muajt e ardhshëm për t’u përgatitur mirë dhe për t’u vaksinuar kundër gripit të rrezikshmëm.

“Ekziston mundësia që sulmi i virusit mbi vendin tonë, dimrin e ardhshëm, të jetë edhe më i rëndë se ai që sapo kaluam”, tha Redfield për gazetën Washington Post.

“Do ta kemi në të njëjtën kohë edhe epideminë e gripit, edhe epideminë e koronavirusit”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara për momentin kanë numrin më të madh në statistikat e COVID-19 , me 800.000 të infektuar, e mbi 45,000 të vdekur.

Miliarda njerëz në mbarë botën janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi gjatë muajve të fundit, pasi qeveritë po përpiqen ta frenojnë përhapjen e virusit ngjitës.//KosovoInsights