Shefi i GP të LDK-së pozitiv me Covid-19

Pas testimeve ditën e djeshme, dolën 96 raste pozitive e në mesin e tyre edhe deputeti i LDK-së Arben Gashi.

Në një postim në Facebook, Gashi ka njoftuar se ai dhe familja e tij kanë dalë pozitivë dhe to të vetizolohen.

Postimi i plotë:

“Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor”