Mimoza Kusari Lila përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj qeverisë së kaluar.
Ajo ka postuar foto të rrugës në magjistralen Prishtinë – Gjakovë apo segmentin e rrugës Klinë – Gjakovë, më konkretisht, tek Kodra e Becit.
“Rreziku i shkaktuar nga shembja e rrugës së re, mund t’i kushtojë me jetë dikujt.” – ka shkruar Kusari Lila.
Postimi i saj i plotë:
Kujdes kur të niseni në magjistralen Prishtinë – Gjakovë apo segmentin e rrugës Klinë – Gjakovë, më konkretisht, tek Kodra e Becit.
Rreziku i shkaktuar nga shembja e rrugës së re, mund t’i kushtojë me jetë dikujt.
Punimet e “reja” të nisura në qeverinë e kaluar janë dëshmuar të standardit të paraqitur në foto.
I njejti standard me zell po synohet të bartet nga partia që udhëhoqi Ministrinë e Infrastrukturës në qeverinë e kaluar edhe në qeverinë e “re”.
Pika e dytë në parimet qeverisëse të kësaj partie është ajo me “investimet” e synuara në asfalt.
Nëse standardi i asfaltit dhe i qeverisjes së synuar barazohen, mund të presim pamje sikur të fotos së bashkangjitur.