Sherr mes Policisë dhe lojtarëve të Prishtinës. Stafi përfundon në emergjencë (VIDEO)

Në ndeshjen e kësaj jave mes Gjilanit e Prishtinës ndodhi një incidident.

Trajnerit të Prishtinës, Armend Dallkut iu është hedhur sprej në fytyrë nga Policia e Kosovës, pas përfundimit të lojës.

Po ashtu edhe zyrtarit të klubit të Prishtinës, Kushtrim Sopës iu është hedhur sprej në sy.

Pas përfundimit të ndeshjes lojtarët dhe zyrtarët e klubit të Prishtinës kanë tentuar të protestojnë te gjyqtari i lojës Edmond Krasniqi, por që nga ana policisë janë ndaluar përmes sprejit në fytyrë.

Në emergjencë janë dërguar Armend Dallku, trajneri i Prishtinës, Atdhe Halimi fizioterapeut, Labinot Ibrahimi mbrojtës dhe Lorik Boshnjaku mesfushor.

Kosovo Insights sjell pamjet: