Shita: Subvencionet që janë ndarë për biznese nga Qeveria janë subvencione koti

Ministria e Financave ka njoftuar se komisioni ka vendosur që bizneset t’i përkrah me dy subvencione në vlerë mbi 1 mijë euro.

Pikërisht për këtë çështje, Ardi Shita, pronar i dy bizneseve në vend, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se këto para do t’i kthejnë mënjeherë në buxhet në momentin që dalin, pasi ndhen të ofenduar nga shteti, madje sipas tij subvencionet që janë ndarë për biznese nga Qeveria Hoti janë subvencione koti.

Ky është shkrimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

“Republika e Kosoves në minimum, na ka ofendu rëndë me këtë veprim, të cilin kështu ashtu nuk e kemi kërkuar asnjëherë. Biznesi NUK përkrahet me këso masa koti, mënyra me e mirë në fakt me përkrah biznesin është me na lënë të qetë me vepru. Këto subvencione koti, prej tatimeve tona, shpenzoni si gjithçka tjetër që e keni shpenzu deri sot. Na leni të qete ta zhvillojm sektorin privat, se sektorin publik e keni knaq ”, ka shkruar Shita.//KosovoInsights