Shkarkohet edhe kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi

Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës e ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv të kësaj kompanie, Bedri Istrefi, dy zëvendës kryeshefave ekzekutivë dhe zyrtarin kryesor të kompanisë.

Istrefi, që sot kishte krahasuar kryeministrin e vendit me Millosheviqin dhe bordin e Përkohshëm e kishte quajtur bord militantësh me shirita të kuq, u shkarkua para pak momentesh.

“Unë kom bo thirrje edhe në ditën e parë, edhe tash , që vendimet të cilat i merr Albin Kurti, që t’i zbatojnë militantët me shirita të kuq nëpër institucione publike, nuk do të penalziohet Albin Kurti por ai i cili merr vendimin. Andaj ju bëj thirrje që keni kujdes në marrje të vendimeve. Mos të dëgjohen njerëzit të cilit çdo ditë shkelin kushtetutën , çdo ditë shkelin ligjet , dhe tentojnë që të krijojnë procedura ashtu qysh i kemi pasur edhe 2 javë më herët, ku ka tentu nëpër forma të policisë të rrethohet Telekomi dhe të merret me forma të dhunshme; institucionet të ozurpohen. Dhe kjo na kujton situatën e 98′ 99′ ku aparatura e Millosheviqit ozurponte institucione dhe arrestonte njerëz që shërbenin në interesa të vendit dhe kombit” – ishin fjalët e Bedri Istrefit për Albin Kurtin.

Shkarkimet e sotme kanë tensionuar gjendjen brenda Telekomit. //KosovoInsights