Shkarkohet nga Telekomi kushëriri i Presidentit

Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka shkarkuar sot Njazi Thaçin, drejtorin e kësaj ndërmarrjeje, i cili është edhe kushëri i presidentit Hashim Thaçi, Njazi Thaçi.

Njazi Thaçi erdhi në krye të KEK-ut në vitin 2018.

Po ashtu, gjatë mbledhjes së sotme, Bordi i Përkohshëm shkarkoi edhe Nysret Kelmendi nga pozita e zëvendësdrejtorit të KEK-ut.

Pas këtij shkarkimi ka reaguar edhe Avni Zogiani i Lëvizjes Vetëvendosje duke shpalosur fakte për kushëririn e Presidentit. Ai ka përmendur një tender në vlerë 49 milionë euro të nënshkruar nga Njazi Thaçi më 2008. Tenderi i ishte dhënë një kompanie shtetërore serbe, por që paisjet e blera nuk hynë asnjëherë në punë.

“Me 2008, me një tender prej 49 milionë euro, Njazi Thaçi, pat nënshkruajtur blerjen e paisjeve për shirita transportues nga kompania shtetërore e Serbisë “14. Octobar”. Dëshmitarë nga KEK kanë pasë deklaruar se këto paisje kanë qenë të rifarbuara, tërësisht të amortizuara, dhe kurrë nuk kanë hyre në punë! Atë kohë ky ishte shef prokurimi në KEK.” ka thënë Zogiani në një postim në Facebook.