Shkenctari Amerikan: Kosova storie e suksesit në luftimin e pandemisë!

Yaneer Bar-Yam është një fizikant amerikan, shkencëtar i sistemeve dhe njëkohësisht President-themelues i New England Complex Systems Institute (NECSI) .

Së fundmi ai cicëroi një Tweet ku  thotë se me menaxhimin e Covid-19, Kosova u bë storie suksesi! – shkruan Kosovo Insights.

Ai thekson se edhe pse është një ndër vendet më të varfëra në Europë dhe ka sistem të pasigurt të shëndetësisë arriti ta ketë këtë rezultat. Ka 22 herë më pak vdekje se Suedia.

“Falë veprimit të shpejtë dhe vendimtar me këshillën e ekspertëve natyralë dhe ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe tonën, shkalla e vdekjeve të kokës për kokë banori të COVID-19 është 20x më e ulët se ajo e Suedisë. Megjithë burimet e pakta dhe një sistem shëndetësor të pasigurt, një nga vendet më të varfra të Evropës është bërë një histori suksesi.” – shkruan në tweetin e tij të parë.

“Megjithatë, edhe në Kosovë, njerëzit duhet të mbajnë respektimin e masave të Qeverisë së Shëndetit Publik. Kufizimet duhet të hiqen vetëm gradualisht në mënyrë që të shmangen një rritje e shpejtë e infeksioneve, e cila mund të jetë më e keqe se e para. Duke u kujdesur maksimalisht në këtë kohë kritike fiton gara!” – përfundon shkencëtari amerikan tweetin e tij.

Tweeti i tij i plotë:
//KosovoInsights