Shkon në 21 numri i viktimava nga COVID-19

Gjatë ditës së sotme është shënuar edhe viktima e 21-të nga Covid -19. Ai është një 44 vjeçar nga Gjilani.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktima është pacienti me inicialet M.I. (1976), nga komuna e Gjilanit.

Pacienti është spitalizuar në Klinikën Infektive më 17 prill, ishte konifrmuar me COVID-19 dhe ishte pranuar në gjendje shumë të rëndë.

“Klinika Infektive ka njoftuar se sot me datë 26/04/ 2020 në orët e mesditës ka përfunduar me vdekje pacienti me inicialet M.I.(1976), nga komuna e Gjilanit. Pacienti është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 17/04/2020, është konfirmuar me COVID-19, dhe është pranuar në gjendje shumë të rëndë”, thuhet në komunikatë.